Turqia po hyn në recesion për herë të parë që nga 2009, sipas të dhënave të publikuara sot, një lajm i keq për qeverinë, vetëm tri javë nga zgjedhjet lokale.
”Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) u tkurr në 3% në tremujorin e katërt 2018 në rënie vjetore”, sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave (TUIK), dhe 2,4% në raport me tremujorin e mëparshëm, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë në tremujorin e tretë, PBB-ja shënoi rënie prej 1,1%, çfarë nënkupton se Turqia ndodhet në recesion, për herë të parë që nga 2009.
Recesioni përcaktohet nga dy tremujorë radhazi me rënie të PBB-së.
Rritja ekonomike për gjithë harkun kohor të 2018 u regjistrua në 2,6%, kundrejt 7,4% në 2017.