Pas dy javësh vendoset nëse Erdogan do të vazhdojë të jetë në krye të shtetit turk edhe për pesë vjet të tjera apo do të dalë në krye rivali i tij, Kilicdaroglu. Në raundin e parë, Erdogan nuk arriti 50% të votave.
Pas dy javësh Turqia do të votojë përsëri për të zgjedhur presidentin e vendit.
Nga zgjedhjet e së dielës, asnjëri prej kandidatëve nuk arriti të marrë 50% të votave në mënyrë që të fitojë në raundin e parë të zgjedhjeve, shkruan DW.
Erdogan u tregua i gatshëm për të dalë në balotazh kundër kandidatit të opozitës Kemal Kilicdaroglu. “Ne nuk e dimë, nëse zgjedhjet do të marrin fund në raundin e parë, por nëse njerëzit na dërgojnë në një raund të dytë, ne do ta respektojmë edhe këtë”, tha Erdogan.
Si agjencia turke e lajmeve, Anadolu, presidenti turk duket se ka arritur 49,5% të votave, kurse rivali i tij rreth 45%, përcjell albinfo.ch.
Kandidati i opozitës, Kemal Kilicdaroglu, u ankua për manipulime në numërim. “Në qendrat ku ne kemi një pjesë të madhe të votave, ata e bllokojnë sistemin me pretendime të njëpasnjëshme”, tha Kilicdaroglu, shkruan DW.