Skip to content

Turqia godet 47 vende të lidhura me grupin që dyshohet se bëri sulmin terrorist në Ankara

Forcat turke goditën 47 vende të lidhura me grupin militant kurd, Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), në Irak dhe Siri. Sipas AP, 29 lokacione u goditën në Irak dhe 18 në Siri, dhe sulmet ndaj objektivave të PKK-së, të cilat Ankaraja i cilësoi si organizatë terroriste, pasuan sulmin terrorist në Ankara në objektet e […]

Forcat turke goditën 47 vende të lidhura me grupin militant kurd, Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), në Irak dhe Siri.

Sipas AP, 29 lokacione u goditën në Irak dhe 18 në Siri, dhe sulmet ndaj objektivave të PKK-së, të cilat Ankaraja i cilësoi si organizatë terroriste, pasuan sulmin terrorist në Ankara në objektet e Industrisë së Aviacionit Turk (TAI), në të cilin pesë persona u vranë dhe 22 u plagosën.

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, tha se ky sulm terrorist forcoi vendosmërinë e Ankarasë për të eliminuar terrorizmin.

Autorët e sulmit në Ankara janë ndoshta anëtarë të PKK-së, tha më herët ministri i Brendshëm, Ali Jerlikaya.

Dy terroristët që kryen sulmin, njëra prej të cilëve grua, u eliminuan, njoftoi Jerlikaya.