Me qëllim të vetëdijësimit për gjuhën shqipe, në Turqi sonte do të mbahet aktiviteti “Të rinjtë shqiptarë e ruajnë gjuhën amtare”, përcjell albinfo.ch.
Ky aktivitet, që organizohet nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në bashkëpunim me Lidhjen e Rinisë Shqiptare në Turqi, dega në Adapazar, do të mbahet në Sakarya të Turqisë, sipas një njoftimi nga MDIS.
“Qëllimi i këtij aktiviteti është sensibilizimi për gjuhën shqipe në Turqi”, thuhet në njoftim.
Adresa: Sakarya (Serdivan, Beskopru Park)
Data: 13 korrik 2019
Ora: 19:00-22:00