Skuadra shqiptare, Besa nga Saint Gallen do të organizojë një turnir madhështor në futboll. Ky turne organizohet me rastin e 25 vjetorit të themelimit të kësaj skuadre, shkruan albinfo.ch.
“Ekipi FC Besa nga St. Gallen këtë vit më 24 qershor, organizon një turnir madhështor futbolli me rastin e 25 vjetorit të krijimit të klubit dhe kemi nderin që të ftojnë të gjitha klubet shqiptare në Zvicër.
Përveç kësaj, njëkohësisht do të zhvillohet edhe kupa Unioni 2017, e cila do të organizohet gjithashtu nga ekipi FC Besa St.Gallen. Në javët e ardhshme do të publikojmë informacione tjera”, thuhet në njoftimin e skuadrës shqiptare në “Facebook”.