Më 7 korrik, në terrenet e KT Prishtina në Breg të Diellit, u zhvilluan meçet e kategorisë U-12 në të dyja gjinitë në turneun “Prishtina Open 2016”. Organizatorët kanë njoftuar se sivjet janë të pranishëm një numër i madh i tenistëve nga diaspora, përkatësisht nga Suedia, Zvicra dhe Australia, shkruan albinfo.ch.
Pas një dite me shumë meçe nga pjesëmarrësit nga e gjithë Kosova dhe disa nga diaspora, në finale të meshkujve hynë Bleart Ukehagjaj (NIC) kundër Melos Nallbanit (Pejë). Fitoi ky i pari me rezultat 2:0.
Në konkurrencën e femrave u takuan Aja Broqi kundër Forta Morinës. Në finale pas një meçi të gjatë, fitoi për një nuancë në ‘tie-break’ Aja me rezultat 2:1 në sete.
Gjate ditës së parë të turneut më të madh në Kosovë u panë shumë meçe të bukura, por u evidentuan edhe disa talente, të cilët i dhanë shpresë te ardhmes së tenisit kosovar.