Në prag të përfundimit të vitit shkollor 2018/2019 të dielen më 9 qershor në Prottes, Landi Niederösterreich, konkretisht në „Barbara Stadion” ishin grumbulluar një numër i madh i nxënësve, prindërve dhe adhuruesve të futbollit, për të përcjellë këtë ngjarje sportive.
Garën e hapi Halil Jashari, kryetar i „Ligës Shqiptare të Futbollit“ në Austri. Ndër të tjera z. Halili tha se jam i lumtur që sot, „Liga Shqiptare e Futbollit” në Austri, së bashku me SHMSH „Naim Frashëri“ në Austri, ka mbushur përplot me nxënës, prindër dhe adhurues të futbollit këtë fushë sportive. Kjo dëshmon organizimin tonë të mirë si komunitet i integruar në Austri edhe në fushën e sportit si dhe bashkëpunimin e mire në mes të Shoqatës së Mësuesvë Shqiptarë „Naim Frashëri“ dhe Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri. Pasi përshëndeti nxënësit dhe të pranishmit, kryetarja e SHMSH „Naim Frashëri“, zonja Miradije Berishaj, ju drejtua atyre me këto fjalë. SHMSH „Naim Frashëri“ është në vlugun e realizimit të projekteve të parapara. Dje me 8 qershor në Gleisdorf, Steiermark organizuam me shumë sukses „Kuizine e diturisë-Gleisdorf 2019”, ku morën pjesë një numër i madh i nxënësve shqiptarë nga shumë Lande të Austrisë. Ndërsa sot jemi këtu për të realizu projektin „Sporti na bashkon“ në bashkëpunim me Ligën Shqiptare të Futbollit. Ky turne futbolli është aktiviteti i fundit për këtë vit shkollor, Me dëshirë që të jemi gjithnjë së bashku, sepse edhe moto e këtij turneu të futbollit është „Sporti na bashkon“, të gjitha ekipeve pjesëmarrëse ju dëshiroj suksese dhe juve të paranishëm të kaloni sa më mirë!
Me ekipet e tyre u paraqiten mesuesit Ibrahim Hasanaj, Osman Ademi, mësueset Antigone Elshani, Miradije Berishaj dhe Merita Ismaili. Në bazë të grupmoshave të nxënësve, gara u zhvillua në dy nivele! Niveli parë grupmosha nga 7-10 vjeç u paraqiten tre ekipe ekipe: KF Tigrat nga Vjena, Shqiponja II nga Traisen dhe KF Ilirida nga Gänserndorf. Vendin e parë e zuri KF Tigrat nga Vjena, vendin e dytë Shqiponja II nga Traisen dhe vendin e tretë KF Ilirida.
Niveli dytë nga grupmosha nga 11- 14 vjeç u parqiten gjithashtu vetem tre ekipe. KF Kosova nga Gänserndorf, KF Dukagjini nga Tuln, dhe Shqiponja I nga Traisen. Vendin e parë e zuri KF Shqiponja I, vendin e dytë KF Dukagjini dhe vendin e tretë KF Kosova nga Gäenserndorf!
Një kontribut të çmueshëm për mbarëvajtjen e garës kanë dhënë zotrinjët: Xhafer Lleshi, Adnan Tahiri, Lutfi Resel, Januz Saliuka, Hafir Elshani, Naser Vishaj, Ibrahim Hasanaj, Idriz Smaili si dhe kryesia e Ligës shqiptare të futbollit që udhëhiqet nga zotëri Halil Jashari Për fituesit organizatori ndau shpërblime (medalje dhe kupa)! U ndamë nga fusha e sportit me fjalët: Atdhe na prit se po vijmë! Pushime të mira verore ju dëshiron SHMSH „Naim Frashëri“ në Austri!



