Ministria e Diasporës dhe Investimeve në Kosovë, në bashkëpunim me ekipin “Kastrioti Stukenbrock V” dhe shoqatën “Shamia e Kuqe” do ta mbajnë turneun tradicional të futbollit “Zejnullah Zejna”, shkruan albinfo.ch.
Turneu që do të mbahet më 1 maj do të zërë vend në Schlob Holte, Stueknbrock të Gjermanisë. E përveç futbollit, do të ketë edhe argëtim e muzikë.
“Për argëtim do të jenë të pranishëm këngëtari Ardian Dema dhe aktori i mirënjohur shqiptar, Çun Lajçi. Përveç tyre, do të jenë mysafirët tonë kryesia e FFK-së, kryesia e FFSHGJ-së, konsullja e Kosovës etj.”, kanë njoftuar organizatorët, përcjell albinfo.ch.
Kryesia e FC Kastrioti Stukenbrock V po ashtu ka njoftuar se ekipet që duan të marrin pjesë në këtë turne, duhet të paguajnë një shumë në vlerë prej 100 eurosh.