Ndonëse po shfaq shenja rigjallërimi, sezoni turistik veror vijon të jetë i brishtë, duke mos mundur të rikthehet në nivelet e vitit 2019.
Sipas të dhënave nga INSTAT, katërmujori i parë i këtij viti solli në territorin e vendit rreth 750 mijë turistë, raporton A2, përcjell Albinfo.ch.
Megjithatë, kjo shifër është 30% për qind më e ulët se periudha e parakrizës shëndetësore. Operatorët turistikë kërkojnë nga qeveria masa stimuluese.