Viti 2020 ka qenë viti më i keq për turizmin në Itali që prej vitit 1969, deklaruan nga Federata e Turizmit Italian që grumbullon rreth vetes kompanitë turistike të këtij vendi.
“Kriza e COVID-19 ka shkatërruar më shumë se 240 milionë të pranisë turistike, një rënie me 55%”, deklaruan ata.
Industria hoteliere është prekur më shumë, duke humbur 50 miliardë euro nga shpenzimet e konsumit.
“Kufizimet e festave kanë regjistruar një humbje prej 3,5 milionë turistë italianë dhe të huaj”, sipas raportit.
Mbërritjet e turistëve kanë rënë me 61,8%, 50,2 milionë.