Një turiste ka humbur jetën në Itali.
Kjo për arsye të motit të keq i cili kishte përfshirë ditën e sotme jugun e Italisë.
Viktima e parë u shënua në ishullin e Sardenjës, shkruajnë mediat vendore përcjell Albinfo.ch.
Turistja gjermane, 61 vjeçare ishte së bashku me familjarët e saj, ku edhe u godit nga një rrufe.
Vdekja e turistes shtoi numrin e të vdekurve në Itali nga moti i keq.