Ndërmarrja “Zeitreisen” nga Konstanca (Gjermani) që organizon udhëtime me biçikleta nëpër botë, ka fituar çmimin e parë “Touristikpreis 2013” nga gazeta javore “Sonntag Aktuell”.
Çmimi kësaj ndërmarrjeje i është dhënë për organizimin e një turi çiklistik nëpër Shqipëri. Për jurinë ka qenë mbresëlënës qëllimi dhe kureshtja e “Zeitreisen” që me biçikletë të zbulohet në mënyrë sa më të drejtpërdrejtë shumëllojshmëria e natyrës dhe e kulturës shqiptare.
Gazetës “Sonntag Aktuell” i kanë ardhur 163 propozime për çmimin në fjalë. Prej tyre janüe zgjdhur 5 fitues të barabarte, të cilëve u janüe ndarë çmimet me rastin e hapjes së panairit profesional për turizëm CMT.
Ndërmarrja “Zeitreisen” ekziston prej 15 vitesh ndërsa çmimin “Touristikpreis” e ndan nga viti 2010