Më 28 tetor, një profesoreshë e Shkollës së Lartë për Ekonomi në Tunis është bërë viktimë e një sulmi kolektiv nga një numër i madh i studentëve të kampusit në Manoubba.
Arsyeja e këtij shpërthimi ishte veshja e saj me fund të shkurtër. Duke mos harruar se kualifikimi i fjalës “të shkurtër” varët nga vlerësimi personal i secilit.
Fakti është se kjo profesoreshë, nënë e re, vuajti nga sulmet, fyerjet dhe poshtërimet, arriti të strehohet në zyrat e administratës para se kjo valë të degjenerohet plotësisht.
Një derdhje e dhunës ndaj të drejtave të grave që zgjon dyshime, sidomos kur dihet se kjo ndodhi vetëm disa ditë pas fitores të partisë islamike Ennahda në zgjedhjet e 23 tetorit 2011. Në përgjigje të këtij agresioni, mësuesit, por edhe disa studentë të tronditur nga incidenti, organizuan një mbledhje në shenjë proteste.