Me rastin e 45 vjetorit të lindjes dhe në shenjë përkujtimi me rastin e vdekjes së papritur të Migjen Azemit më 25 korrik të këtij viti, ne shokët e shoqet dhe miqtë e tij organizojmë një tubim përkujtimor në Cyrih, në të cilin dëshirojmë t’i shpalosim kujtimet tona për njeriun që ne e patëm koleg, shok të idealit, krah lufte, krah pune, bashkëmendimtar, bashkëtdhetar dhe mbi të gjitha njeri që na deshti dhe që e deshtëm shumë.
Në këtë tubim do të kemi rastin ta takojmë familjen e ngushtë dhe të gjërë të Migjenit.
Ne ju ftojmë të merrni pjesë ne këtë takim për t’i ndarë bashkërisht kujtimet për Migjenin.
Tubimi mbahet me: 11 dhjetor 2011 duke fillujar në orën: 14:30.
Adresa: Volkshaus Zürich, Stauffacherstrasse 60, 8004 Zürich
Grupi “Aktivistët” në sindikatën UNIA të Cyrihut, Qendra Pro Integra,shokët dhe shoqet e Migjen Azemi