Për shënimin e 28 Nëntorit, Shoqëria «LËVIZJA» – Dega në Zvicër, do të organizojë një tubim festiv.
Janë të ftuar të gjithë ish anëtarët e LPK-së, simpatizantët e saj si dhe pjesëtarët e strukturave të krijuara nga ajo si, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Ushtria Çlirimtare Kombëtare, Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit dhe fondet përkatëse, si dhe pjesëtarët e organizatave tjera çlirimtare, bashkë me familjet e tyre.
Në tubim do të ketë program artistik. Do të jetë një takim i festës dhe i bashkëbisedimit me njëri-tjetrin duke evokuar kujtime nga e kaluara.
Tubimi mbahet më 28 nëntor 2021, duke filluar nga ora 14:00 në këtë adresë:
Hotel Winkelried
Landstrasse 36
5430 Wettingen
Këshilli Drejtues i Shoqërisë «LËVIZJA» – Dega në Zvicër
Në përputhje me rregullat që ka caktuar qeveria e Zvicrës për parandalimin e përhapjes së Covid-19, pjesëmarrja është e lejuar vetëm me covid certifikatë.