Ka filluar tërheqja e trupave të viktimave nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.
Sot do t’u dorëzohen disa nga trupat e viktimave familjarëve, të cilët po ashtu sot do të varrosen.
“Me ndihmën e analizës së ADN -së, trupat e 14 personave që vdiqën në zjarr u identifikuan, ndërsa u krye autopsia edhe mbi një paciente më të re, trupi i së cilës u soll shtesë në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, konfirmoi për “Dojçe Vele” drejtori i Instituti, Aleksandar Stankov.
Stankov thotë se autopsia kaloi me zbatimin e standardeve më profesionale dhe me protokolle e mbrojtje të veçanta të Kovid-19, për shkak të rrethanave specifike në të cilat punohet gjatë pandemisë.
“Më konkrete gjatë autopsisë ishte se këta janë pacientë me Kovid-19, për të cilët duhet të zbatohen protokolle të veçanta dhe masa mbrojtëse. Por ne kemi punuar në rrethana të tilla për dy vjet”, tha Stankov.