Migrantët kanë tentuar ta kalojnë lumin në Karavukov të Serbisë, në mënyrë të arrijnë në Kroaci.
Trupat i ka nxjerrë policia dhe një peshkatar, dhe siç është konfirmuar për Tanjugun, një prej viktimave ishte e lindur në vitin 1991.
Më herët drejtoria e Policisë në Sombor ka konfirmuar se gjashtë persona llogariten të zhdukur, katër të rritur dhe dy fëmijë.
“Policia është në terren dhe po i kryen hetimet”, kanë deklaruar në Policinë e Somborit.
Në barkë ishin 10 deri 15 migrantë, të cilët kanë tentuar të kalojnë nga Serbia në Kroaci, lajmëron TV Pink.
Në Policinë e Somborit kanë treguar se ka ardhur deri te përmbysja e barkës, dhe me këtë rast janë zhdukur gjashtë persona, katër të rritur dhe dy fëmijë. Ata po llogariten si të zhdukur, supozohet se janë mbytur, ndërsa po vazhdon kërkimi i trupave të tyre.
Edhe dy meshkuj, të cilët gjendeshin në barkë, kanë arritur të notojnë. Ata vetë kanë dalë në breg, lajmëron gazeta serbe “Blic”.
Kërkimi për migrantët e zhdukur është në vazhdim