Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka vizituar Londrën.
Për vizitën e tij, pati edhe protesta shkruan Albinfo.ch. Sipas kryetarit të Londrës, Sadiq Khan, protestat për vizitën e Trump do duhej të jenë paqësore.
Ai ka deklaruar se ‘.. ata që kanë qëllim shkaktimin e problemeve dhe shkeljen e ligjit, unë iu them se nuk janë të mirë se ardhur’.
Khan, anëtar i Partisë Laburiste, që aktualisht është në opozitë, më herët ka pasur përplasje me Trumpin, duke thënë se protestat kundër tij nuk janë kundër Amerikës dhe në vend të saj banorët e Londrës kanë treguar pakënaqësitë e tyre për për politikat e frikës dhe dëshpërimit.