Presidenti amerikan, Doanald Trump, njoftoi sot se i kishte propozuar homologut brazilian, Jair Bolsonaro, ndihmën e SHBA-së për të luftuar kundër zjarreve në Amazonë.
“Do të flas me presidentin Jair Bolsonaro”, theksoi në një mesazh në rrjetin social Twiter, duke këmbëngulur në marrëdhëniet e tyre të mira, përcjell albinfo.ch.
“Unë i kam bërë të ditur se nëse SHBA-ja mund të japë ndihmë përsa u përket zjarreve në Amazonë, ne jemi të gatshëm ta bëjmë”, shtoi ai.