Bëhet e ditur se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kanë zhvilluar një takim në Vatikan, në prag të ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut, përcjell albinfo.ch.
Këtë takim e kanë përshkruar si mjaft produktiv dhe kanë thënë se detaje të reja do të publikohen në vazhdim.
Ndërkohë, në media tashmë është publikuar edhe fotografia e momentit të takimit mes dy presidentëve.
Trump, që nga ardhja e tij në krye të Shtëpisë së Bardhë, është duke bërë përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje midis Rusisë dhe Ukrainës.
Të premten, në Rusi ka qëndruar emissari amerikan Steve Witkoff, i cili është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, e që, sipas raportimeve, ka qenë takim i frytshëm.
Në këtë takim është diskutuar edhe mundësia e aranzhimit të një takimi direkt midis Rusisë dhe Ukrainës.