Ai bëri thirrje për një refuzim të “parashikimeve për apokalips” dhe tha se Amerika do të mbrojë ekonominë e saj.
Trump nuk e përmendi direkt emrin e aktivistes adoleshente për ndryshimet klimatike, Greta Thunberg, e cila ishte në audiencë.
Më pas, ajo kundërshtoi udhëheqësit politikë, duke thënë se bota “në rast se nuk e kishit vënë re, aktualisht është në zjarr”.
Shkatërrimi i mjedisit është në krye të agjendës në samitin vjetor të vendimmarrësve në botë, i cili zhvillohet në një vendpushim skish në Zvicër.
Në fjalën e tij kryesore, Trump tha se ishte koha për optimizëm, jo pesimizëm, në një fjalim që mbronte arritjet ekonomike të administratës së tij dhe lulëzimin e energjisë së Amerikës, shkruan GE.
Duke folur për aktivistët e klimës, ai tha: “Këta alarmistë gjithmonë kërkojnë të njëjtën gjë – fuqi absolute për të dominuar, transformuar dhe kontrolluar çdo aspekt të jetës sonë”.
Trump i është bashkangjitur nismës për të mbjellë një trilion drunjë në planet. Ai e konsideron si hap konkret për të luftuar ngrohjen globale, përcjell albinfo.ch.