Presidenti amerikan, Donald Trump, do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Davosit, theksoi një zyrtar amerikan.
Drejtuesi i Shtëpisë së Bardhë pritet në stacionin e Alpeve zvicerane më 21 dhe 22 janar, përcjell albinfo.ch.
Vitin e kaluar ai anuloi pjesëmarrjen e tij në momentin e fundit për shkak të “shutdown”-it që kishte paralizuar administratën federale amerikane.
Mes anëtarëve të delegacionit amerikan që do të shkojnë këtë vit në Davos bëjnë pjesë vajza dhe këshilltarja e presidentit amerikan, Ivanka Trump, si dhe dhëndri dhe këshilltari, Jared Kushner, transmeton ATSH.
Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin, ministri i Tregtisë, Wilbur Ross dhe përfaqësuesi i Tregtisë, Robert Lighthizer do të jenë gjithashtu të pranishëm.