Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Venezuelë, teksa lojtari Gerardo Mendoza është gjetur i vrarë në makinën e tij. 30-vjeçari u vra të enjten në mbrëmje, në rrethana që nuk janë zbuluar akoma.
Ngrihen hipotezat se lojtari mund të ketë refuzuar ta dorëzojë makinën e tij te hajdutët dhe kjo ka bërë gjë ata ta vrasin. Ose një hipotezë tjetër është ajo e krimit, për shkak të futbollit.
Gjithsesi policia po mbledh provat në mënyrë që të zbardhë ngjarjen, që ka tronditur gjithë futbollin venezuelian.
Edhe një herë tjetër ndodhi vrasja e një futbollisti, ku vetëm pak ditë më parë u vra në Meksikë lojtari Mirsha Herrera.
