• 4 peshqi nga 250 gr,
• Lëngu i ½ limonit ,
• Pak kripë dhe piper të bardhë,
• Pak miell,
• 1 vezë,
• Vaj ose gjalpë,
• 1 tubë majdanoz,
• 1 tubë qepë të reja,
• Selino,
• Kopër,
• 1-½ gotë majonezë,
• 1 lugë ajkë,
Përgatitja:
Lahen mirë peshqit,fshihen me letër kuzhine,spërkaten me lëng limoni,kripë,piper dhe kështu qëndrojnë 10 minuta.
Përmillen,kalohen në vezë,pastaj galetë dhe fërgohen në yndyrë të nxehtë 8 minuta.
Vendosen në enë të shtruar me letër kuzhine që të thithet yndyra.
Jeshillëqet priten imët,përzihen me majonezë,ajkë,salcë,kripë,piper dhe, duke i përzier me kujdes,shtohet lëngu i limonit dhe shërbehen me peshqi.
Ju bëftë mirë
