Boksieri shqiptar, Ardian Krasniqi ka triumfuar ndaj boksierit nga Argjentina, Diego Ramirez.
Nipi i Luanit fitoi me nokaut në raundin e katërt.
Diego Ramirez nuk i përballoi goditjeve të Krasniqit dhe u gjend i dorëzuar, ndërsa Ardian Krasniqi me këtë fitore i hap rrugë vetës që të boksojë për titujt e kampionit të Botës, transmeton albinfo.ch.
Ky meç u mbajt në Stuttgart të Gjermanisë dhe u zhvillua në kuadër të peshave gjysmë të rënda të “WBO International”.