Në kantonin Schwyz në zjarrin që ka kapluar një shtëpi druri kanë gjetur vdekjen tre anëtarë të një familjeje.
Policia supozon se bëhet fjalë për dy vajza, 4 dhe 9 vjeçe si dhe për një grua 82 vjeçe, të cilat ishin zhdukur që nga shpërthimi i zjarrit.
Tre të tjerë kanë pësuar lëndime por gjenden jashtë rrezikut për vdekje.
Zjarri kishte shpërthyer në mëngjesin e hershëm të djeshëm. Siç njofton policia kantonale e Schwyzit, kur kishin ardhur zjarrfikësit, shtëpia tashmë ishte plotësisht e djegur.