Një ditë pas prezantimit të kabinetit qeveritar, partitë gjermane SPD, Të Gjelbërit dhe FDP nënshkruajnë zyrtarisht marrëveshjen e koalicionit për krijimin e qeverisë së re, e cila do të udhëheqë Gjermaninë në 4 vjetët e ardhshme.
Marrëveshja nënshkruhet një ditë para betimit të Olaf Scholz si kancelar i Gjermanisë.
Përpjekjet për të frenuar ndryshimet klimatike janë një përparësi kryesore për qeverinë e re, veçanërisht për të Gjelbërit.
Prioritete të tjera përfshijnë modernizimin e ekonomisë më të madhe të Evropës, futjen e politikave sociale më liberale dhe menaxhimi i pandemisë.