Ka pasur disa raportime për interesimin e Tottenham për transferimin e Vedatit dhe po ashtu për sulmuesin kosovar kanë qenë të interesuara edhe Napoli dhe disa klube të tjera.
Kurse së fundmi është raportuar që Muriqi është duke u monitoruar nga Leicester City, Monaco dhe Sevilla, të cilët janë duke i ndjekur ndeshjet e tij me skuadrën turke, Fenerbahce.
Vedat Muriqi së fundmi është shpallur futbollisti më i mirë në Kosovë, shkruan indeksonline, përcjell albinfo.ch.