Përfunduan ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror të hendbollit për femrat 2017, ku në një grup ishin Kosova, Zvicra, Turqia dhe Bjellorusia, shkruan albinfo.ch.
Për Kosovën këto ishin ndeshjet e para kualifikuese për Botëror, dhe në tri ndeshje nuk arriti të shënojë asnjë fitore, duke pësuar tri humbje. Humbjen e fundit e pësoi nga Bjellorusia 31:13, kurse më parë ishte mundur nga Zvicra dhe Turqia.
Ndërkohë, Turqia mundi Zvicrën me rezultat 29:24. Zvicra ishte mundur nga Bjellorusia, derisa fitoren e vetme e ka ndaj Kosovës.