Prej muajsh është përfolur për transferimin e Granit Xhakës. Por gjatë një kohë mesfushori 23 vjeçar ishte i pashitëshëm nga klubi aktual Borussia Mönchengladbach. Megjithatë, së fundi trajneri i tij, Max Eberl, ka thënë se shitja e Xhakës mund të bëhet gjatë sezonit veror. Ekipet e interesuara për të çdo ditë e më shumë po shtohen, por cili është ai që do ta bind ish futbollistin e Bazelit?”, shkruan fussballinfo.ch, përcjell “albinfo.ch”.
Sipas informacioneve të gazetës angleze “The Sun”, interesim për futbollistin shqiptar kanë shprehur dy ekipet londineze; Chelsea dhe Arsenal. Por kohëve të fundit edhe skuadra e Liverpool është hyrë në garë. Në anën tjetër, edhe Graniti ka deklaruar se ëndërr e tij është të luaj për ndonjë skuadër angleze.
Kalimi i tij te ndonjë skuadër angleze, mund të kap shifrën e 40 milion eurove, por deri sa kjo të ndodh, Xhaka do të vazhdoj të luan për ekipin e tij, Borussia Mönchengladbach, me të cilin ka kontratë.