Mësohet se Këshilli i Komunës së Tetovës sot ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme në të cilën janë shpallur tri ditë zie në këtë qytet për shkak të vdekjes së 14 personave si pasojë e zjarrit të mbrëmshëm në spitalin modular për trajtimin e pacientëve me COVID-19.
Ditët e zisë nisin sot e vazhdojnë edhe më 10 e 11 shtator
Kryetarja Teuta Arifi në konferencë për shtyp shprehu ngushëllimet për familjarët dhe falënderoi të gjithë ata që kanë ndihmuar në shuarjen e zjarrit.
“Brenda kohës derisa merren të gjitha informatat zyrtare, nga Fondi Emergjent i Komunës së Tetovës do të ndihmohen të gjitha familjet që kanë pasur këtë gjëmë të madhe”, tha Arifi, përcjell Portalb.
Mediat raportojnë se po vazhdon identifikimi i viktimave të kësaj tragjedie.