Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar 20,310 raste të reja që kanë rezultuar pozitive me koronavirus në 24 orët e fundit.
Kjo shifër e vendos mesataren 7-ditore në 21,767 që është 25 për qind më pak se në javën e kaluar.
Incidenca 14-ditore është aktualisht 4638.27.
BAG raporton 140 shtrime të reja në spitale. Mesatarja 14-ditore është 105 shtrime në ditë. 1856 persona aktualisht po trajtohen në spitale për Covid-19. Kjo është 8 për qind më pak se në javën e kaluar.
Aktualisht janë 190 pacientë me Covid-19 në kujdes intensiv ose 11 për qind më pak krahasuar me javën e kaluar. Shtretërit e kujdesit intensiv në spitalet zvicerane (përfshirë shtretërit ad hoc) janë aktualisht 72 për qind të zënë. 22 për qind e shtretërve të kujdesit intensiv janë të zënë nga pacientët me Covid 19.
BAG raporton 17 raste të reja të vdekjes ndërsa mesatarja 7-ditore është 12 të vdekur.