Ndërsa ende lulëzon, tregu i punësimit “duket se ka rënë”, sipas Indeksit të Tregut të Punës Zvicerane të Adecco Group të publikuar të mërkurën, përcjell albinfo.ch.
“Rritja në tregun e punës ka filluar të ngecë”, tha Yanik Kipfer, Monitor Zviceran i Tregut të Punës.
“Kthimi pas Covid-it duket se ka mbaruar, pasi pasiguritë ekonomike ndërkombëtare po vënë frenat në rritjen e vendeve të punës, përfshirë edhe Zvicrën.”
Megjithatë, kërkesa është ende e lartë në sektorë të caktuar, duke përfshirë mekanikën, teknikët dhe punëtorët e industrisë së orës.
“Nëse ky trend do të vazhdojë, do të varet nga sa mirë merren kompanitë me rritjen e kostove të energjisë dhe ngadalësimin e ekonomisë globale”, tha Marcel Keller, menaxher zviceran i tregut në Adecco Grup, cituar në dokument. /Albinfo.ch