Një milion punëtorë shtesë vitin e ardhshëm mund të jenë në dispozicion për Evropën, thotë OECD. Kushti është të ketë një shpërndarje më të mirë dhe integrim të refugjatëve.
Tregu evropian i punës mund të absorbojë si fuqi punëtore edhe refugjatët. Këtë vlerësim e ka dhënë Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).
Ndikimi i ardhjes së tanishme të refugjatëve në tregun e punës është i kufizuar, tha OECD në Paris.
Kërkesa mund të rritet, sipas OECD-së, nga emigracioni nga 0.1 deri 0.2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto.
Në mënyrë të veçantë, ndikimi i emigracionit të refugjatëve, megjithatë, do të varet nga shpërndarja në të gjitha vendet në të cilat ka mungesë punëtorësh që të ketë sukses integrimi i tyre në tregun e punës.