Tre persona kanë mbetur të vrarë në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.
Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se sot rreth orës 13:20, policia e ka marrë informacionin për një vdekje të dyshimtë ku menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore.
Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
Sipas saj, njësitet policore janë duke punuar në sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin, shkruan kk, përcjell albinfo.ch.
Po bëhet fjalë për vrasje brenda një familje ku kryefamiljari me inicialet H.K e ka vrarë gruan, renë dhe më pas edhe veten.