Tre persona kanë humbur jetën pasi një tren është përplasur me një veturë në qytetin verior të Gjermanisë, Hanover.
Aksidenti ndodhi rreth orës 04:50 në një kalim në nivel në veri të Neustadt am Rübenberg pranë A6, raportoi Neue Presse, përcjellë albinfo.ch.
Aksidenti mendohet të ketë ardhur si pasojë që vetura kishte hyrë në shinat e trenit. Nga policia thonë që pengesa ishte aty, por që nuk përfshinte gjithë rrugën, shkruan DW.
Sipas policisë, të vdekurit ishin tre personat e rinj, shoferi ishte 22 vjeç dhe dy gra të së njëjtës moshë.
Vetëm një nga 42 pasagjerët dhe punëtorët hekurudhor në bordin e trenit u plagos lehtë, derisa ekipet emergjente raportohet të jenë në teren, raporton DW.
Deutsche Bahn tha se linja midis Hanoverit dhe Nienburg (Ëeser) do të qëndrojë e mbyllur deri në kohën e drekës.