Mediat ndërkombëtare raportojnë se tre persona kanë vdekur dhe dy janë plagosur në një sulm që ka ndodhur në Merilend, jo shumë larg Baltimorës, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përcjell albinfo.ch.
Gjithnjë sipas mediave të huaja, një person ka qëlluar mbi punonjësit e një biznesi, duke lënë fillimisht pesë të plagosur, ku tyre tre ndërruan jetë më vonë.
Autori i ngjarjes është larguar me shpejtësi pasi ka qëlluar. Policia raporton se ai është 37-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur jo larg një shkolle fillore. Sipas autoriteteve policore lokale ngjarja duket e lidhur ngushtësisht me biznesin ku është kryer krimi.
Sherifi i Harford County ka thënë se oficerët kanë arritur në vendin e ngjarjes në “Emmorton Business Park” në Maryland. “Nëse dikush e sheh të dyshuarin, ai është i armatosur dhe i rrezikshëm”, tha Sherif Jeffrey Gahler në një konferencë shtypi.