Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 2.628 testime, 189 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 3 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 247 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 219.749.
Në total numri i rasteve aktive është 2.996.