Çmimi Nobel për Fizikë në vitin 2017 i është ndarë tre shkencëtarëve amerikanë për detektimin e valëve gravitacionale.
Rainer Weiss, Kip Thorne dhe Barry Barish do të ndajnë çmimin prej më pak se një milion euro, transmeton albinfo.ch.
Weiss fiton gjysmën e çmimit, ndërsa Barish dhe Thorne ndajnë gjysmën tjetër.
Valëzimi i materialit hapësinor i cili u zbulua nga tre shkencëtarët, për herë të parë ishte dalluar nga Albert Einsteini një shekull më parë.