Të dielën në mbrëmje në një qendër refugjatësh në Klagenfurt të Austrisë ka ndodhur një përleshje mes tre shqiptarëve dhe një nigeriani, shkruan meinbezirk.at.
Burri 32 vjeçar nga Nigeria ka pësuar dëmtime dhe gjakderdhje në kokë, prandaj u dërgua me ndihmë të shpejtë në spital, njofton “albinfo.ch”.
Të tre shqiptarët e moshës 15, 16 dhe 19 vjeçarë janë dëbuar nga qendra dhe janë marrë në pyetje nga policia.
Motivi i kësaj rrahjeje nuk është bërë i ditur.