Travelbook.de raportoi se Gunnar Garfors, Tay-Young-Pak dhe Oystein Djupvik iu kanë mjaftuar vetëm 23 orë e 33 minuta për të përfunduar misionin e tyre.
Me ndihmën e Gips, treshja udhëtimin e tyre e ka nisur nga Greqia për të kaluar nëpër Kosovë dhe për ta përfunduar në Lihtenshtajn. Në rrugëtimin e tyre ishte në plan të kalohet edhe nëpër Itali, por për shkak të motit të keq, kjo nuk ka qenë e mundur.
Treshja nuk ka pasur kohë për të vizituar monumente historike, por si kujtim ata kanë bërë fotografi. Gjatë udhëtimit ata kanë përdorur tri vetura dhe dy aeroplanë. “Ne jemi ndier si turistë japonezë. Ne nuk qëndrojmë shumë në një vend, por ia kemi dalë”, kanë thënë ata.
Vendet që ata të tre i kanë vizituar kanë qenë: Greqia, Bullgaria, Maqedonia, Kosova, Serbia, Bosnjë dhe Hercegovina, Krocia, Sllovenia, Austria, Hungaria, Sllovakia, Çekia, Gjermania, Holanda, Belgjika, Luksemburgu, Franca, Zvicra dhe Lihtenshtajni.
http://www.heute.at/freizeit/reisen/art23666,1077398