Nga 18 korriku do të ketë tri herë në javë fluturime nga Italia në Kosovë. Kështu bëri të ditur menaxheri për koordinim të fluturimeve në aeroportin e Prishtinës, Driton Hyseni, i cili tha se fluturimet deri me 230 udhëtarë do të realizohen të hënave, të enjteve dhe të shtunave.
“Lajm i mirë për mërgimtarët tanë, linja e re ajrore 3X në javë Milano-Prishtinë-Milano presim t’i gëzojë ata që jetojnë e punojnë në Itali e më gjerë!
Po ecim drejt normalizimit të situatës së shkaktuar nga pandemia, kështu shpejt shpresojmë të rifillojnë shërbimet ajrore që shërbeheshin para pandemisë në aeroportin “Adem Jashari”.
Lajm i veçantë në këtë fundjavë është zgjerimi i prezencës së WIZZAIR nga 18 korriku. Fillimisht, tri herë në javë do të kemi fluturime direkte MILANO-PRISHTINË-MILANO, të marteve, të enjteve dhe të shtunave. Airbus 321 me 230 ulëse do të shërbejë këtë linjë ajrore”, ka shkruar Hyseni në Facebook.