Tre fëmijë kosovarë, që kanë probleme me zemër janë nisur sot për shërim në Zvicër. Shoqata Humanitare ”Nëna Terezë”, me seli në Zvicër, me anë të donacioneve të mbledhura, po e vazhdon punën e saj, duke ndihmuar fëmijët që vuajnë nga sëmundjet e zemrës.
Koordinatorja e kësaj shoqate, Shukrie Ramadani ka thënë për RTK-në se, falë donacioneve të mbledhura, kryesisht nga koncertet humanitare, por edhe ndihmës që kanë pasur nga ndërmarrjet e ndryshme, është bërë e mundshme mbledhja e fondeve, që u dedikohen shërimit të fëmijëve që kanë nevojë për ndërhyrje të menjëhershme në zemër.
Gjatë një viti kjo shoqatë dërgon deri në 15 fëmijë për shërim në Zvicër.