Ismet Beqiri, Visar Hoti dhe Faton Bislimi, pritet të zëvendësojnë Driton Selmanajn, Armend Zemajn dhe Arban Abrashin në pozitat e deputetëve.
Kjo për shkak se Selmanaj, Zemaj dhe Abrashi kanë marrë poste në Qeverinë e Kosovës të udhëhequr nga Avdullah Hoti, që u votua nga Parlamenti i Kosovës sot me 61 vota.
Driton Selmanaj ka kaluar në pozitën e zëvendëskryeministrit;
Armend Zemaj ka marrë postin e ministrit të Shëndetësisë;
Arban Abrashi ka marrë postin e ministrit të Infrastrukturës.