Për herë të parë që nga themelimi i saj, ndodh që njëra nga kompanitë më të mëdha në botë, “General Motors” të ketë tre menaxherë nga një familje, shkruan gazeta malazeze vijesti.me, përcjell “albinfo.ch”.
Të tre anëtarët vijnë nga familja shqiptare, Çunmulaj e Malësisë së Madhe, por gazeta në fjalë mundohet të përvetësojë suksesin e tyre duke ua ndryshuar mbiemrat. Ata janë: Mersiha, e martuar në familjen Djokoviç (Gjokaj) si dhe vëllezërit Safet dhe Muhamet Čunmljujaj (Çunmulaj).
Gazeta malazeze ka realizuar një intervistë me Safetin dhe siç shkruan në versionin online, familja Çunmulaj ishte shpërngulur për në Amerikë në vitin 1985. Në atë kohë asnjëri prej tyre nuk dinte asnjë fjalë anglisht. Por me punën dhe suksesin e tyre, ata sot udhëheqin pozita të larta menaxhuese në kompaninë botërore “General Motors”.