Është ngritur aktpadi kundër zyrtarit policor M.D. (29) nga Strumica për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve.
Më 21 nëntor ai ka transportuar emigrantë nga Siria me automjet, duke u marrë kështu para për transport, gjegjësish 100 euro, shkruan Gazeta Express.
Siç njoftojnë nga MPB, gjatë transportit, janë ndaluar nga zyrtarët policorë të SPB Strumicë, ndërsa emigrantët e kanë denoncuar se polici në fjalë ua ka marrë nga 100 euro, përcjell albinfo.ch.
Me propozim të Prokurorisë, të denoncuarit tashmë i është caktuara masa e paraburgimit.