Kombëtarja e Kosovës sonte do ta zhvillojë ndeshjen e radhës kualifikuese për Kampionatin Evropian, ku nga ora 20:45 do të përballet me Andorrën në udhëtim.
Trajneri i Kosovës, Primoz Gliha, në konferencën e djeshme u shpreh se Kosova do ta ketë vështirë ndaj Andorrës, megjithatë bazuar në “Transfermarkt”, “Dardanët” vlejnë pesëfish më shumë se ekipi i Andorrës.
Vlera e Kosovës është 93.03 milionë euro, kurse e Andorrës 18.75 milionë.
Vetëm Amir Rrahmani vlen më shumë se krejt ekipi i Andorrës, me 25 milionë euro, përcjell albinfo.ch.