Të martën në ora 24:00 përfundoi zyrtarisht afatit kalimtar dimëror, derisa disa futbollistë shqiptarë ndërruan ambient. Albinfo ju sjell të gjitha transferimet e ditës së fundit.
Sulmuesi nga Kosova, Ilir Azemi është transferuar në Ligën e tretë gjermane, Holstein Kiel. Ai ishte pjesë e Greuther Furth.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi ka kaluar në Akhisar Belediyesporit. Cikalleshi u huazua nga Istanbul BB.
Ndërkohë, mbrojtësi shqiptar Emanuele Ndoj kaloi në Bologna, por edhe gjashtë muaj do të jetë si i huazuar në Brescia.
Enis Bunjaki është transferuar te ekipi holandez Twente nga Eintracht Frankfurti. Në ekipin e Twentes, Bunjaki do ta ketë përfaqësuesin e Kosovës, sulmuesin Bersant Celina.
Klubi i Skënderbeut ka konfirmuar se Agim Zeka ka nënshkruar kontratën me ekipin e Lille. Klubi francez për Zekën ka paguar 300 mijë euro. Skënderbeu do të ketë 20 për qind të kartonit të tij.