Tramvajet në Bazel po udhëtojnë përsëri në Francë edhe pasi po errësohet.
Dy javë më parë Transporti Publik i Bazelit kishte ndalur shërbimet pas orës 20:00 pasi tramvajet u sulmuan dhe shoferëve I’u ishte drejtuar lazeri. Autoritetet e Bazelit kërkuan që francezët të marrin masa për të mbrojtur automjetet dhe stafin, përcjell albinfo.ch.
Asnjë detaj tjetër nuk është dhënë , por vendimi për të rifilluar shërbimet erdhi pas një takimi me zyrtarët francezë dhe zviceranë.
Tramvajet e Bazelit japin shërbime në Francë dhe Gjermani.