Personat që në të gjallë të tyre në Zvicër, bëjnë dhurimin e nje organi, në të ardhmen shteti do t`i sigurojë më mirë nga ana financiare. Këtë vendim e ka marrë Këshilli Federal i Zvicrës dhe ka vendosur që Ligji i Rishikuar për Transplantimin të hyjë në fuqi me këtë ndryshim më 15 nëntor të këtij viti, njofton sda.ch.
Brenda një viti në Zvicër organet e tyre i dhurojnë 100 deri 125 persona të gjallë ndërsa rreth 200 të tjerë dhurojnë qelizat e gjakut nga palca e kockave, transemton albinfo.ch. Për këta persona nevojitet që me vite të tëra të sigurohet një përkujdesje shëndetësore gjatë natës, gjë që praktikohet sipas ligjit ende në fuqi.
Por, me ligjin e rishikuar, mbulimi i kostos pë këtë shërbim do të rregullohet në mënyrë më precize në mes të siguruesit (arkës së sigurimit shëndetësor) dhe shtetit.
Parlamenti i Zvicrës ka miratuar ndryshimin e Ligjit mbi Transplantimin, në verën e vitit 2015.